VIDEO: Bie shi, Adrianë, bie shi i qetë mbi qytet…(teksti dhe kënga)

Mitrush Kuteli: Bie shi, Adrianë
Këndon: Tiri Gjocaj

Bie shi,
Adrianë,
bie shi i qetë mbi qytet,
shi që më bluan e më vret,
dhe s’di ku të shkoj
nëpër Tiranë.

Të kërkoj,
Adrianë,
me ankth nëpër qytetn’ e shkretë,
ku shtrydhen retë
dhe diell s’lind e s’perëndon
përmbi Tiranë.

O sa çudi,
Adrianë,
të duash të mos jesh njeri,
dhe gurëve t’u kesh zili,
-se gurët s’vuajnë kur bje shi
përmbi Tiranë!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

tiri gjocaj bie shi

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:


LETËR DASHURIE: NUK PUSHOJ DOT SË QARI…