Tronditëse: Nana e luti 16-vjeçarin të shkojë në Shkodër të merr misër e kripë, e ekzekutuan…

Mhill Vocrri ishte vetëm 16 vjeç, kur nana e tij iu lut të nisej nga Dukagjini drejt Shkodrës, për të marrë një thes me misër e kripë. Nuk kishte nana tjetër djalë veç Mhillit, por ishte e detyruar ta dërgonte për pazare në Shkodër, sepse shtëpia nuk kishte mashkull më të rritur se ai. Asokohe, në zonën e Dukagjinit kishte shumë pak mundësi për të siguruar drithërat e nevojshme për t’u ushqyer me bukë dhe djemtë e burrat e asaj krahine zbrisnin shpesh në qytet, në Shkodër, për të bërë pazare.

Ishte data 26 nëntor 1944. Mhilli, bashkë me tetë bashkëfshatarë të tij nga Dukagjini, kishin përfunduar pazarin në Shkodër dhe po ngjiteshin rrugës drejt maleve të Dukagjinit, ku kishin shtëpitë e tyre.

Ishte hera e parë për Mhill Vocrrin, që i bashkohej grupit të të rriturve për të udhëtuar për pak bukë e kripë për familjen e tij. Mhill Vocrri, bashkë me miqtë e tij, ishin ulur të pushonin në vendin e quajtur Qafthanë, rrugës për në Pult, Dukagjin, transmeton ‘kujto.al’.

Në atë moment, rrugës po ngjitej një grup njerëzish që quheshin partizanë dhe u prezantuan si pjestarë të brigadës së 6-të sulmuese. Ata drejtoheshin nga komandanti i tyre famëkeq, Joho Gjoliku dhe komisari me famëkeq, Haki Toska. Sapo kishte nisur terrori i tyre në malësinë e Dukagjinit për ta finalizuar aksionin makabër me një bilanc të frikshëm vrasjesh në malësinë e Veriut të Shqipërisë.

Sapo u takuan me grupin e udhëtarëve vendas, që vinin nga Shkodra për në Dukagjin, shkrehën pa mëshirë plumbat mbi ta duke i lënë të vdekur 9-të djemtë e Dukagjinit, të cilët ishin të moshës 16 deri në 30 vjeç. Më i riu ndër ta ishte Mhill Vocrri, atë e vrau një grua që ishte në grupin e terrorit, quhej partizane edhe ajo.

Para se t’i drejtonte armën për ta vrarë me dy plumba në kokë, të miturin e pafajshëm, ajo bërtiti si shtazë: “Vdekje Fash izmit – Liri e pop ullit!”

Të vrarët:

1-Mhill Vocrri
2-Pëllumb Sokoli
3-Pal Vata
4-Shytan Deda
5 -Prenar Zefi
6-Kol Vata
7-Pal Pëllumbi
8-Nikoll Mirashi
9-Tom Vata

Nga kjo masa kër, nisi terrori komunist me vrasje pa gjyq të djemve dhe burrave të asaj krahine për të shënuar shifrën më të madhe të viktimave për numër popullsie. Veç vrasjeve pa gjyq, mijëra të tjerë u burgosën e qindra familje të atyre anëve u internuan në Tepelenë e të tjera vende të Shqipërisë./kujto.al

*Të dhënat e këtij shkrimi janë marrë nga “Fjalorit enciklopedik i viktimave të terrorit komunist” botim i ISKK dhe burimet dokumentare të arkivës. 

————–

Lexo edhe:

SI TA RUAJMË QETËSINË PËRBALLË SFIDAVE TË VËSHTIRA TË JETËS? JA ÇKA THOSHTE SENEKA

ObserverKult