Tung, i dashur servil me diplomë!

Nga Petrit Palushi

Duart e servilit në vazhdimësi vetëm duke duartrokitë shefat.
Servili kënaqet kur kënaqet shefi, zymtohet kur shefi asht i zymtë… por, zemërohet kur nuk arrin me pa edhe andrrat që sheh shefi…
Kur i thotë me mesazh shefit “Miremengjes”, e shefi nuk ia kthen, i shkruan prap duke kujtu se shefi s’e ka marrë mesazhin.

Kur i ndërrohet shefi, krejt sy e veshë te shefi i ri, me u shfaqë sërish në shëmtinë e vet të sahershme…/ObserverKult