Turgeniev: Lamtumirë, ne nuk do të shihemi më…

Në një copë të vogël letre ishin shkruar me laps nxitimthi, këto fjalë:
Lamtumirë, ne nuk do të shihemi më. Nuk largohem nga krenaria, jo, nuk kam si të bëj ndryshe. Dje, kur unë qaja para jush, po të më thoshit një fjalë, një fjalë të vetme, do të rrija.
Ju nuk e bëtë këtë. Si duket është më mirë kështu…Lamtumirë përgjithmonë!

Një fjalë…O, unë i çmenduri! Këtë fjalë…me lot në sy e përsërita dje, e hodha kot në erë, e përsërita midis fushave të shkreta, por nuk ia thashë këtë fjalë asaj, nuk ia thashë se unë e dashuroja…
Unë madje as që mundesha ta shqiptoja atë fjalë. Kur u takova me te, në atë dhomë fatale, ende nuk isha i qartë për ndjenjat e mia të dashurisë, madje ajo nuk u zgjua as atëherë, kur isha ulur me vëllanë e saj në një heshtje të pakuptimtë dhe të mundimshme…
Ajo shpërtheu me një forcë të papërmbajtur vetëm disa çaste më vonë, kur i trembur se mos ndodhte ndonjë e keqe, une nisa ta kërkoj dhe ta thërras, por ishte tepër vonë!

*Shkëputur nga novela e Ivan Turgenievit “Ngadhënjim i dashurisë”

ObserverKult