“U harrova nga të gjithë”- kur aktorja shqiptare, tashmë e ndjerë, tregonte për vuajtjet e saj

E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri.

Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë kohë më parë përmes Skype-it për Tema TV, Eva Pëllumbi ishte shprehur mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.

“Nuk jam kthyer asnjëherë sepse jam shumë e mërzitur”, thotë ajo në intervistën e zhvilluar në vitin 2015.

Në intervistë, ajo rrëfen se pavarësisht talentit, nuk është vlerësuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të divorcit.

“Unë jam vlerësuar, jam propozuar por nuk e kam marrë çmimin “Artiste e Merituar” sepse isha e ndarë”, thotë ajo në intervistë.

Për publikun shqiptar, Pëllumbi është e njohur për rolet në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”.

Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun. Eva Pëllumbi është ndarë nga jeta në vitin 2019./aktoret.com

—————————————————————————-

Lexo edhe:

RRËFIMI I EVA ALIKAJT: NGA PUTHJA ME TIMO FLLOKON, TEK “PALLATI 176”…

Ajo ishte në moshë fare të re, teksa bënte hapat e parë drejt skenës së Teatrit Kombëtar. Ndërsa dridhej nga emocionet, drejt saj me një thjeshtësi të pashoq afrohej jo më pak se i ashtuquajturi “babai” i teatrit shqiptar, Piro Mani. “Mirë se vjen Eva Alikaj”, – i thotë ai, dhe këto fjalë asaj i ngrohin menjëherë zemrën.

Aktorja e rrëfeu momentin dhe rrugëtimin e saj artistik deri në ditët e sotme. Mes kinemasë e teatrit, një intervistë të pazakontë me regjisorin Hervin Çuli. Ku prekin dhe aspekte personale të jetës.

Nuk bëhet fjalë për një intervistë pune, ndaj dhe Çulin e shohim gati jashtë “petkave” të drejtorit të Teatrit Kombëtar. Ndonëse Alikaj nuk ua përton ankesave për role të papërshtatshme gjatë kohëve të fundit.

Rrëfimi i Alikajt erdhi në kuadër të intervistave që shpalosin “Anatominë e një aktori në karantinë”, pasi, edhe përsa i përket teatrit. “The show must go on” (“Shfaqja duhet të vazhdojë”).

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU