Historia e dhimbshme që fshihet pas “Gurit t’nuses”…

Shumë vjet përpara, kur katunet janë kanë shum t’rralla e kishin pasë pak shpija, ish kanë çue ni rên komitë pej Malsije a pej Hotit e ishin kanë ardhë ktu e shkue n’Broliq, nër Prapaçan. Aty e kishin pa’ gjetë ni çikë t’mirë. Ata kishin pas ardhë me plaçkitë kije e kso sênesh e e marrin edhe at çikë, e grabitin m’e marrë njani për veti.

Kah ngjiten përpjetë, i çohet potera prej Broliqit, po nuk munen me i nxanë. Kta komita edhe me armë, ngjiten përpjetë rranzës Isniqit e nërmje’ Lbushe e Strellci. Kur vinë n’fun n’Isniq, ishin kanë tre vllazën tuj livrue n’arë. Ish koha e pranverës. I thonë shoqishojt:
-Ça à’kjo poter e kto pushkë t’rralla?

Po kqyrin; i shohin tu’ ardhë. E pvetin njâ t’Broliqit:
-Ça âsht?
-Na kanë marrë çikën komita.

-E,-i thotë njani vllaut t’vet-çohu, se dojmë me shkue m’u ndihmue!
Edhe mërthehen edhe ata e ngjiten përpjetë Malit t’Strellcit e dalin e jau zanë pritën n’Qafë atje, se komita s’e kishin pasë udhën bash n’njoftun. Kur vinë komita aty me gjithë vajzë, fillon pushka.

Edhe vrahen kta dy t’Isniqit aty edhe ishin kanë vra dy malsorë, e u vra edhe vajza qi e kishin grabitë me zor.
Atij vêni i thonë Guri i Nuses, se deshtën m’e marrë at vajzën me zor komita e m’e ba nuse t’njanit pej tyne, po nusja u vra aty.
Edhe sot gjinden vorret aty, n’at vên si i thonë Guri i Nuses n’Bjeshkë t’Strellcit.

*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë I

Përgatiti: ObserverKult

————————————————–

Lexo edhe:

BUNARI I ÇIKAVE, VENDI KU U MBYTËN DISA VAJZA PËR TA RUAJTUR NDERIN

Kam ní tuj folë fjalë t’popullit, sobave, se nërmje Strellcit e Deçanit âsht bunari qi thirret Bunari i Çikave. Emni i ka metë kshtu se n’vakt  t’mretit, kur janë kanë ushtrija ksajde (manov-u kishin pasë thanë atyne) bâjn yrysh me i nxanë çikat e atij

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI TU