Vaçe Zela: Fëmija i parë (teksti dhe kënga)

Teksti: Dionis Bubani

Si sot një vjet më parë jam martuar,
Dhe të lumtur rrojmë ne,
Dikur isha çapkëne, por jam shtruar,
Nisa në familje, një jetë të re.

Kam qenë në rini shpesh e gëzuar,
Ëmbël qeshën sytë e mi,
Por, sot me një gëzim të madh jam zgjuar,
Ndjeva ndoshta më të shtrenjtën lumtuni.

Dua të këndoj,
Gjithë botën ta lajmëroj,
O, miqtë e mi
Më lindi një fëmijë.

Unë e ëndërroj,
Mezi pres që ta shikoj,
Ta përkëdhel, ta puth me dashuri.

Dua të vallëzoj,
Gjithë botën unë ta përqafoj,
Trashëgimtari im jeton.

Tra-la-la, ma të lumtur s’ka,
Se mua “mami” do më thotë.
Me lulëzim edhe shkëlqim
edhe natyra po më uron.

Fëmija është shpresa e shtëpisë,
T’ardhmen tonë përshëndet,
Dhe vjen me gaz ky fryt i dashunisë,
Ëndërra e çdo zemre që me mall e pret.

Prandaj dhe unë e dua aq shumë,
Porsi drita e syve të mi,
Kur ndoshta do më lerë edhe pa gjumë,
Vetë unë do ta mbaj,
në krahë me dhimbshuri.

Dua të këndoj,
Gjithë botën ta lajmëroj,
O, miqtë e mi
Më lindi një fëmijë.

Unë e ëndërroj,
Mezi pres që ta shikoj,
Ta përkëdhel, ta puth me dashuri.

Dua të vallëzoj,
Gjithë botën unë ta përqafoj,
Trashëgimtari im jeton.

Tra-la-la, ma të lutmur s’ka,
Se mua mami po më thonë.
Me lulëzim edhe shkëlqim,
Edhe natyra po më uron.

ObserverKult

Nga po kjo këngëtare: Vaçe Zela: Kur bjen fyelli, çiftelia…(teksti dhe kënga)