Vaçe Zela: Më ka zënë meraku me një cucë matjane… (teksti dhe kënga)

Më ka zënë meraku,
 me një cucë matjane,
moj lule zambaku,
moj vetullë gajtane.

Fol, o fol me gojë
lule malësore,
o moj, cucë matjane,
zemrën se ç’ma more.

Besën kur ta dhash, moj,
fjalën se të du,
ditën kur t’i pashë, moj,
njata sytë e shkrumë.

Fol, o fol me gojë
lule malësore,
o moj, cucë matjane,
zemrën se ç’ma more.

ObserverKult

———————-

Kliko edhe:


PSE E ZEMËROI ARTISTJA, VAÇE ZELA, ISH-SIGURIMIN E SHTETIT GJATË TURNEUT NË GREQI?

Kliko edhe:

NGA FIQIRETE SHEHU TE VAÇE ZELA, MODA DHE VESHJET E VIP-AVE PARA ’90

vaçe zela shiu arbëri lutem

Nga imazhet e fundviteve ’90, kur diktatura ishte në grahmat e saj, të krijohet ideja se shqiptarët janë veshur keq. Të gjithë njëlloj, me modele të vjetruara…, efekt i modelimit të “njeriut të ri socialist”.

Por nuk ka qenë kështu. Kjo, ishte vetëm dukja. Me aq sa mundeshin, edhe kur nuk mundeshin, shqiptarët janë përpjekur të duken bukur. Të ndiqje modën ka qenë dëshirë, pasion i madh për brezin e viteve ’60-’70, edhe pse pak televizorë, informacion, revista apo publicitet mode kishte në qarkullim. Ndonëse preferencat ishin dhe mbeteshin perëndimore, në kushtet e izolimit, kontaktet me këto vende fqinje ishin minimale, ndërkohë që lidhjet dhe ndikimet vinin nga shtetet lindore, kryesisht Bashkimi Sovjetik e më vonë Kina, kur shqiptarët imitonin masivisht kinezët.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult