Vikena Kamenica: Ecim të heshtur të dy… (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Mesnatë” e kënduar nga Vikena Kamenica.

Mesi i natës
mbi ne ja tani sa kaloi

Qetësi, qetësi

Qyteti fle
edhe rrugët dhe njerëzit ngado
flenë dhe shlodhen

Pranë e pranë
ne ecim të heshtur të dy
Si n’takimin e parë

Je sonte e mahnitshme ashtu
Si n’takimin e parë.

Dhe më thua,
dashuria,
është si ëndërr
Si këngë e re
tek njerëz si ty
dhe kurrë s’mbaron

Se çdo njeri një ëndërr të vetme ka
dhe mbanë dhe ushqen një dashuri
në shpirt të tij thellë.

O dashuri e bardhë e imja e parë
Mes ëndërrash ti tani qëndron
Mes dashurish pafund

Mesi i natës mbi ne
ja tani sa kaloi
dashuri, dashuri

Me fytyrën plotë jetë,
dhe me sytë ku po rrjedhë vetë
kjo natë,
e ngrohtë vjeshte

Ti tani vjen dhe kryet
në krahnor më mbështet
Dhe ashtu si flet ti
me zërat e jetës s’re
që ngado na rrethojnë

Po më thua,
dashuria është si kënga
Dhe koha jonë, gjithë botën sot
me krahë pushtoj

Mesi i natës mbi ne
ja tani sa kaloi,
sa kaloi…

ObserverKult

Lexo edhe:

VIKENA KAMENICA KËRKON SKENA MË TË MIRA PËR ARTISTËT

Mexosopranoja Vikena Kamenica, në një bashkëbisedim të kryebashkiakut Erion Veliaj kërkoi skena më të mira për artistët.

“Jam e lumtur që pas 20 vitesh të të thithurit të pluhurit të frikshëm të amortizuar të një teatri.
Kur më kujtohet rrëzimi i Romeos te ‘Romeo e Zhuljeta’, që ngrihej pluhuri nga poshtë… s’ishte papastërti, ishte dru i amortizuar, i shkërmoqur.
Jam në një moshë ku më duhet ta ngre zërin, që fëmija im nuk duhet t’i shohë fare ato gjëra që kam kaluar unë.
Unë dua të shoh që gjërat të ecin përpara.”, tha Vikena Kamenica
Për mua është shumë i rëndësishëm vizioni.
Ju e keni shtruar deri këtu, por unë stekën e kam më lart, dua të shtrohet më mirë, dua më tepër skena,” u shpreh Vikena Kamenica.