Viktor Hygo: Kur u bëni keq të tjerëve…

falim aq sa dashurojme hygo


Nga: Viktor Hygo

“…kur u bëni keq të tjerëve, ju merrni përsipër një farë përgjegjësie. Duke vënë tjetrin në rrezik, ju vini edhe jetën tuaj në rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu përmbysë pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e ndalon njeriun që është me të vërtetë i keq. Vuajtjet e njerëzve janë gëzim për të. Ai dëfren kur sheh tjetrin që sfilitet. Vuajtjet e ngazëllejnë pa masë. Atij i këndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janë fjalë që duan të thonë se dikush flijohet për të kënaqur tjetrin. Sa gjë e trishtuar: edhe vetë shpresa mund të ketë një kuptim të mbrapshtë.

Të kesh mëri dikë, do të thotë t’i duash të keqen. Pse jo të mirën? Mos vallë sepse vullneti ynë priret më shumë nga e keqja? Një nga detyrat më të rënda për njeriun e drejtë, është të shkulë vazhdimisht nga shpirti i tij një keqdashje që mezi duket. Pothuajse të gjitha dëshirat tona, po t’i këqyrësh hollë përmbajnë diçka që do na vinte turp t’i rrëfenim.

Por keqbërësi i përsosur – dhe në botë ka vërtetë një përsosuri të fëlliqur – ndjek këtë rregull: sa më keq për të tjerët, aq më mirë për mua. Ndërgjegjja e tij është një gufë e errët…

(Shkëputur nga romani “Njeriu që qesh”)

ObserverKult


Lexo edhe:

VIKTOR HYGO: FATKEQËSITË QË SOLLËN LUMTURI

Të nesërmen në mëngjes, Zhan Valshani vazhdonte të qëndronte pranë shtratit të Kozetës. Ai priste atje, i heshtur pa bërë asnjë lëvizje dhe e sodiste tek zgjohej.

Ndieu se në shpirtin e tij lëvroi një ndjenjë e panjohur. Nuk e dinte se ç’është dashuria. Kishte mbetur fillikat që në moshën 25-vjeçare. Bëri përpjekje të pafundme për të gjetur të motrën dhe nipërit e tij, por nuk ia doli mbanë, ndaj vendosi t’i harrojë e të vazhdojë jetën e tij.

Kur pa Kozetën, kur e mori dhe e shpuri me vete ndjeu t’i drithërohej zemra e tij e vjetër. lshte rizgjuar ana e mirë e karakterit të tij. Qëndronte pranë shtratit ku flinte vogëlushja dhe dridhej nga gëzimi. Ato rrahje zemre, që filluan të gjallërojnë anën e dashurisë, Zhan Valzhanit i krijonte një ndjesi të ëmbël…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU