Vjollcë Berisha: Kishte mësuar të ëndërronte…

i dashur Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer.

Asokohe ajo kishte mësuar vetëm të ëndërronte,
mëshira e tij prej burri e mbështillte
si ambalazh i metaltë
dhe s’e prekte se mos e zgjonte.
Ajo kishte mësuar të ëndërronte në këmbë
(atij se ç’i kujtonte fjala këmbë!)
Dikush si në një valixhe udhëtimi
kishte shkruar sipër saj “Gjëra të thyeshme!!!”
dhe ai e kishte kaq kujdes.
Asokohe ajo qe e vogël
dhe djalli s’e kishte dashnore.
Atij i shkrepte ta puthte… ta puthte…
e ajo zgjohej përbrenda
dhe rritej ngapak në çdo prekje
E kishte kujdes, e mbante ngrohtë.
Sa e urren sot trurin që e thithi të tërën
Sa i vjen keq që e humbi mes mendimesh të brishta,
Sa i vjen plasje që ajo u rrit.

ObserverKult

————————————————————–

i dashur Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer.

Lexo edhe:

VJOLLCË BERISHA: GJYS’ BUKE DHE NJË LIBËR

“Dërgomëni libra, libra, shumë libra, që shpirti të mos më vdesë!”, thotë lutja për ndihmë e shkrimtarit të shquar Fjodor Dostojevski drejtuar familjes së vet në kohën kur ndodhej i syrgjynosur në Siberi.

Nga Vjollcë Berisha

I veçuar bote, i mbyllur mes katër muresh e i rrethuar prej hapësirash të ngrira pa fund e anë, mardhte nga e ftohta e nuk kërkonte zjarr, kishte etje dhe nuk kërkonte ujë, kërkonte libra, domethënë horizonte, domethënë shkallë për t’u ngjitur në majën e shpirtit njerëzor. Sepse agonia fizike, biologjike, natyrore, e një trupi nga uria, nga etja a nga mardhja, zgjat pak, shumë pak, ndërsa agonia e shpirtit të pakënaqur zgjat për tërë jetën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult