Vlora Ademi: Grua, lirinë tënde konsideroje si gjënë më të shenjtë mbi këtë tokë!

Grúa,
Në secilën ditë tënden, thuaji vetes – lavdi.
Në secilën ditë tënden, ndër shtatëdhjetë e shtatë arsye që t’a kallin datën, ti gjeji së paku tre të tjera, për me e çu buzën n’gaz dhe për me e vu’ mbi to një 𝑟𝑒𝑑 𝑙𝑖𝑝𝑠𝑡𝑖𝑐𝑘.
Gjeje një shikim fëmije, një lule trotuarit, një fjollë bore qiellit, a një majë mali përtej, diçka që, gjithëqysh ka me t’i shndritë sytë e me t’bo me e rrezatu vigjilencën tënde n’fillim të secilës ditë.
Në mos hiç hiç, bile futu n’shitoren e parë që t’del përpara, bleja vetes një rafaello, a një toblerone, e ëmbëlsoje shpirtin me gjana të thjeshta.
Çlirohu.
Jeto pa frikën e çastit, sepse fundja, edhe ashtu gjithëçka është veç një çast.
Bëj me t’shkrepë syni n’secilin hap, n’secilin vendim, prej vullnetit për me jetu.
Prej vullnetit për me jetësu.
Po qe nevoja, trazoja pluhurin botës, e arrije cakun që e ke synim.
Dhe shih veç andrra t’bukura, sa here t’i uron vetes gjumë t’mirë, e i thua botës – at the end of the day, I’ll win!
Mos e prit veç datën e lindjes, a ditën e tetë të marsit, për me t’a çmua dikush prezencën me nji lule, por bëhu Rozafë, e forco themele kështjellash, pa e murosë asnji milimetër të fatit tënd.
Gjeje një rreze dielli në secilën stuhi dhe mos u përkul para asnjënës gjini.
Lirinë tënde konsideroje si gjënë më të shenjtë mbi këtë tokë.
Mos e dhuro!
Mos e kompenzo!
Mos e shit!
Asnjiherë!
Shndërroi përuljet n’shtytje e guxim.
Bile me modesti ktheji në vepra arti.
Vetëm kështu e tregon madhështinë tënde karshi injorancës.
Karshi injorantëve që 𝑡’𝑎 𝑙𝑦𝑝𝑖𝑛 përditë.
Me dinjitet çaji shpërngajt e kohës, e thuaja më shpesh fjalën 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑢𝑎 ndër sy, vetëm dikujt që nuk t’a merr këtë për dobësi.
Vetëm dikujt që t’bën me u ndi vetja.
Vetëm dikujt, që t’bën me u ndi 𝑻𝒊.