“Volim te budalo mala” kopje e “Pranvera në Prishtinë”, kur kroatët “vidhnin” këngët shqipe (Video)

Kënga “Pranvera në Prishtinë”, është ndër më të pëlqyerat shqipe. Por, të paktë janë ata që dinë se kush është autor i tekstit të saj.
Sikurse ndodhë shpesh me këngët që i qëndrojnë kohës, ajo ka tejkaluar famën e autorit.
Përndryshe, kjo këngë u komponua nga Musa Piperku me tekst të poetit Milaim Berisha.
Kënduar nga Sabri Fejzullahu u shpërblye në “Akordet e Kosovës” -1981.
Vlen të theksohet se kënga “Pranvera në Prishtine” lindi në vitin kur Prishtina përjetoi njërën ndër pranverat më të përgjakshme: Pranverën e demonstratave të studentëve të vitit 1981.

Kënga bëri jehonë edhe përtej Kosovës, në ish-Jugosllavinë e atëhershme, duke u vlerësuar sidomos për vijën e saj melodike.

Kështu në vitin 1983 aktori dhe këngëtari kroat Frano Lasić e këndoi këngën e aranzhuar nga kompozitori i njohur kroat Đelo Jusić. Kënga natyrisht nuk u këndua me tekstin origjinal e as të përkthyer.

“Volim te budalo mala” ishte titulli i këngës, për tekstin e së cilës u kujdes Željko Sabol , duke u bër hit në ish-Jugosllavi./ ObserverKult

Dëgjoni sa për krahasim të dy këngët:

Sabri Fejzullahu: Pranvera në Prishtinë

Frano Lasić : Volim te budalo mala 1983

Lexo edhe:

NGJASHMËRIA MES KËNGËS TURKE DHE KËNGËS ‘E DEHUN JAM’ TË NEXHMIE PAGARUSHËS! (VIDEO)

Kënga e Nexhmije Pagarushës ‘E dehun jam’ është shumë e ngjashme, për të mos e thënë e njëjtë me këngën turke “Her akşam votka rakı şarap” të këngëtarit turk Dario Moreno.

E dehun jam
kambët s’më mbajnë
Po më mundon
nji dashuri

Tash për çdo natë
pi raki edhe verë
Gjithken që e helmojnë
por mu po më ngushllon
Ti mundesh me m’shpëtu
të lutem m’ndihmo
Se jetën ma helmoj
ky sharap sharap

Kliko KETU për t’i dëgjuar të dyja këngët