Wilde: Bëhu vetja, të gjithë të tjerët janë zënë…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Oscar Wilde:

– Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.

– Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë

– Miqtë e vërtetë nuk ta ngulin thikën pas shpine, por përballë.

– Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.

– Kur isha i ri mendoja që paraja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur jam bindur se ashtu është vërtet.

– Dallimi i vetëm ndërmjet shenjtorit dhe mëkatarit është që çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar një të ardhme.

– Ai që s’di të mësojë, jep mend.

– Bëhu vetja, të gjithë të tjerët janë zënë.

– Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.

– Këshilla më e mirë që mund t’u japësh të rinjve për karrierën është: Zbuloni çfarë ju pëlqen të bëni më shumë dhe pastaj gjeni dikë t’ju paguajë për këtë.

– S’ka asgjë më të rrezikshme sesa të jesh tepër modern. Rrezikon të dalësh jashtë mode nga një moment në tjetrin./ObserverKult