William Shakespeare: Nëse do një tjetër, s’ke pse më tregon

William Shakespeare

Soneti 139, nga William Shakespeare

Oh jo, mos më kërko që të gjej shfajsim
Që ti, pashpirtsisht ma bën zemrën plagë;
Sillmu si të sillem dhe jo me mashtrim;
Mos më lëndo me sy, por veç me fjalë.

Nëse do një tjetër, s’ke pse më tregon,
Por kur jemi bashkë, mos vështro përqark;
Pushteti që ke mbi mua më mjafton,
Leri dhelpëritë, se i kam hak.

Por të kuptoj: ah! dashuria ime
Prej syve që q’u shastisa njëherë,
T’i njoh fare mirë këto vështrime,
Kur m’i hedh tani, ndihem krejtë i mjerë.

Por mos bëj kështu, e sheh që jam keq,
Vram’ me ata sy, kështu dhimbjen ma heq.

Përktheu Maksim Rakipaj

ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

CHRISTINA ROSSETTI: AH, MJERË UNË PËR LAVDINË E SË KALUARËS