Xhejms Xhojs: Më ka goditur dashuria…

Xhejms Xhojs, një prej autorëve më të mëdhenj të shekullit XX, lindi në Rathgar, një rrethinë e Dublinit më 2 shkurt 1882.

Më 1904 shkruan veprën autobiografike “A Portrait Of The Artist” (Portreti i një artisti) të cilën vendos ta shndërrojë në roman “Stephen Hero” (Heroi Stefan).

Ndërkohë kishte filluar që të shkruante poezi, të cilat i botoi në vëllimin “Muzikë dhome”. Ndërsa në gazetën “Irish Homestead” botoi tri tregime të cilat më vonë do të përmblidheshin në një tjetër libër të njohur të Xhojsit të titulluar, “Njerëz nga Dublini”.

Në fillimet e tij krijuese, gjatë një periudhe pushimesh që kalon në Romë, ai punon si korrespondent i huaj i një banke, dhe fillon që të projektojë ende pa hedhur asnjë rresht në letër, një tregim të jetës dublineze, që do të shërbente si “embrion” për romanin “Uliksin”, që njihet si vepra më e njohur e tij.

Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore Xhojs shkon në Zyrih ku edhe vdes gjatë një ndërhyrjeje kirugjike, më 1941.

Xhejms Xhojs njihet edhe për letrat e dashurisë që i kishte shkënbyer me Nora Barnacle. Një nga këto letra mund ta lexoni në vazhdim:

E dashura ime Nora,

Thjesht, më ka goditur. Erdha në 11 e gjysmë. Që atëherë jam i ulur në një karrige të thjeshtë si i budallepsur. S’mund të bëj asgjë. Nuk dëgjoj asgjë tjetër, përveç zërit tënd. Jam si një budalla duke të dëgjuar ty që më thua “i dashur”.
Ofendova dy burra sot, duke i lënë në të ftohtë.

Doja të dëgjoja zërin tënd, jo të tyrin. Kur jam me ty e lë mënjanë natyrën time përçmuese dhe dyshuese.
Do të doja të ndjeja kokën tënde në shpatullat e mia. Besoj tani do shkoj në krevat.
Kam gjysmë ore duke shkruar këtë letër. Do të më shkruash diçka? Shpresoj që po. Si do ta nënshkruaj emrin tim? Nuk do ta nënshkruaj fare, sepse nuk di çfarë të nënshkruaj.

15 gusht, 1904

Nga Xhejms Xhojs

E përgatiti: K. B.- ObserverKult

————————–

Lexo edhe:

PARA SE TË DUASH DIKË, MËSO TË DUASH VETEN!