Zëmra do më plasë mua në gji, poezi nga Zef Serembe

zëmra, poezi nga Zef Serembe

Zemra do më plasë mua në gji… nga Zef Serembe (titulli i origjinalit “Vrull”)

Zogj të bukur këndojnë me hare,
Po zëmra do më plasë mua në gji.
I helmuar shkoj jetën te ky dhe:
Mërzitem në katund, në vetëmi.

Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.

Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…

Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,
Por fryn era dhe akulli më zë,
Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron:
Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë.

———————

Lexo edhe:

Figura e Zef Serembes në fokusin e një shkrimtari

————————————–

Lexo edhe:

Andi Bejtja: Unë dashuroj më shumë se ç’dashuron vetë zemra…

Sot, çdo çmenduri e re
më zë mbi një të vjetër
Për dreq pse jam krijuar kështu
Sederli që rri në breshër

Vazhdoj të eci dhe kur fle gjumë
Vazhdoj të eci nëpër ëndrra
Në mëngjes nuk më dhembin këmbët
Por e vetmja që më dhemb është zemra…

Poezinë e plotë të Andi Bejtes e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

Letrat që Nënë Tereza i dërgonte shtetit shqiptar: “Zëmra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”

Me këto fjalë të shkruara në shqip, Nënë Tereza i drejtohej shtetit shqiptar gjatë diktaturës komuniste.
E gjitha kjo për të parë për të fundit herë nënën Drane dhe motrën Age sa ishin gjallë, por dëshira nuk iu plotësua.
Ajo për herë të parë do të hynte në Shqipëri në vitin 1989.

Më poshtë, shihni letrat e shkruara nga dora e Nënë Terezës. Ato për herë të parë u ekspozuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia për Dialog. Kjo në përvjetorin e shenjtërimit të Nënës së botës.

Në linkun të cilin mund ta gjeni duke klikuar KETU gjeni letrën .

ObserverKult