Zhuliana Jorganxhi: Ku të të gjej sonte…

Poezi nga Zhuliana Jorganxhi

Ku të të gjej sonte,
Ku të të gjej?!
Gjithë qenia ime
nën emrin tënd thërrmuar,
gjithë qenia ime-
kjo natë e verbër,
nga zëra të tjerë,
shurdhuar!

1973

*Titulli i origjinalit: “Ku të të gjej?!”


zhuliana jorganxhi një grua që

Lexo edhe:

ZHULIANA JORGANXHI E MIKLOI GJUHËN SI NËNA FOSHNJËN

Zhuliana Jorganxhiu, një nga emrat më të veçuar dhe më të zëshëm të artit dhe kulturës sonë kombëtare të shekullit që lamë pas…

Nga Ilir Çumani

Në epoka dhe etapa të ndryshme të njerëzimit, ka patur dhe do të ketë gjithmonë individë të veçantë, të cilët, me veçoritë  dhe talentin e rrallë që  zotërojnë, me kontributin dhe vokacionin që përcjellin dhe e transmetojnë ndër breza,  kanë mundur të lënë gjurmë të thella duke ngritur në art tempullin e tyre të shejntë e të pa cënueshëm nga çdo ndikim dhe fuqi e jashtme madhore që e sjell koha. Këta individë, në mënyrë organike bëhen sinonim i jetës së përditshme, dhe ashtu  krejt pa pritur e pa kuptuar mundin të depërtojnë në qënien tonë, duke hyrë deri në skutat më të fshehta të shpirtit njerëzor. 

Pastaj, aty e ngrejnë edhe folenë e tyre… Me kalimin e kohës, ajo fole kthehet në një strehëz të përjetshme, që quhet banesa e mirënjohjes tek Njeriu…! Pa dyshim, kjo ka ndodhur edhe me Zhuliana Jorganxhiun, një nga emrat më të veçuar dhe më të zëshëm të artit dhe kulturës sonë kombëtare të shekullit që lamë pas, por edhe të këtij fillim shekulli.

Mjeshtre e fjalës së gdhendur në varg, uragan i fuqishëm i simbolikës dhe e metaforës në këngën shqipe, lirikja dhe frymëzuesja që me kumtin e saj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, ajo u bë melhemi e gëzimeve dhe e dhimbjeve proverbiale të popullit të cilit i përket…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU