Zhuliana Jorganxhi: Kur mungon ti…

Çudi si rëndohen
orët,
çastet,
pa ty,
Dhe unë rrekem t’i shtyj,
t’i shtyj…
(me ty sikur mungojnë)

Tani kuptoj,
përse zogu me një krah
nuk fluturon.

                             1972