Zija Çela: Askënd më shumë nuk e kam dashur… dhe më shumë askënd nuk dua…

STUHI, STUHI…
(Ja Vdekje, ja Dashuri!)

Nga Zija Çela

Askënd më shumë nuk kam dashur. Dhe më shumë askënd nuk dua. Ndonjë ndarje tjetër s’më ka mposhtur, sa dhembja jote për mua.
Çfarë kisha të shpirtit t’i dhashë, çfarë kishe m’i fale edhe ti. Kujtoj si u bëmë dy bashkë, harroj si ikëm një nga një.
Harroj se nuk dua ta vuaj këtë peng që po më shkallon: Fluturojnë në vjeshtë dy zogj bashkë dhe tek ti më vjen të rend.
Stuhi, stuhi… Ja Vdekje, ja Dashuri!
Shkrepëtin, shkrepëtin. E sheh si dridhet drita? Është shpirti që i thërret shpirtit. Zogjtë që bashkë fluturojnë në vjeshtë, shkojnë drejt rrufesë së dimrit…

ObserverKult


Lexo edhe:

ZIJA ÇELA: ZOTI ME NDJEFTË, POR NUK JAM I GATSHËM PËR GJUMIN E PËRJETSHËM…

Zoti me ndjeftë, por nuk jam i gatshëm për gjumin e përjetshëm, pa e njohur deri në fund Dashuninë Njerëzore, pa lexuar ende disa Libra të Mirë dhe pa e parë sërish Diellin E Detin këtej dhe përtej.

As dua të di nëse kam marrë sa kam dhënë, por di se kam prapë për të dhënë. Mbi gjithçka dashuni. Sepse dashunia, fuqia e vetme që mund ta bashkojë në empati njerëzimin, është e qarkullueshme si energjia...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU