Zonja me biçikletë që u lexon libra kalimtarëve

Quhet Chiara Trevisan, dhe me profesion lexuese librash për të panjohurit.

 “Zyra” e saj është ne çdo cep të botës ku mund të mbërrijë biçikleta dhe karroca e saj e ngarkuar me libra, fraza, fjalë, histori.

Në kokë mban një kapele blu. Për dike duket qesharake .

Ajo e përkufizon veten si një “lecuese vis-à-vis”. Prej pesë vitesh mund ta gjeni në Piazza Carignano, në Torino, me shportën e saj me libra. Po ashtu edhe me një kuti plot fjali të shkruara në katrorë letre. 

“Zgjidhni pesë – i thotë ajo kujtdo që afrohet.
– Bazuar në ato që i ndjeni më shumë tuajat, unë do t’ju lexoj një pasazh.”

Një ese, një klasike, një përrallë nga Hemingway, vargjet e Szymborskës, nuk ka rëndësi: Chiara të vjedhë shpirtin dhe ta kthen në formë fjalësh, duke rivendosur mrekullisht një marrëdhënie midis qenieve njerëzore që tashmë duket që kemi hequr dorë.

Nuk është një performancë e thjeshtë dhe Chiara nuk është thjesht një artiste rruge.  Chiara është një arkeologe e marrëdhënieve shoqërore, një artizane e kulturës që rindërton me durim rrjetet emocionale përmes fuqisë së një gjuhe universale.

Në këtë errësirë ​​të përshkuar nga urrejtja, dhuna dhe injoranca, ku gjysma e njerëzve  deklarojnë me krenari se nuk kanë lexuar as edhe një libër në një vit, në të cilën kultura është kthyer për t’u parë me dyshim, Chiara është një fanar i ndezur në cep të kësaj rruge.

Le të mos e lëmë të shuhet për asnjë arsye.

Përktheu dhe përshtati: Mira Vataj

ObserverKult

_________________________

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: KENI PROVUAR T’I SHKRUANI NJË LETËR VETES?

Po, po! Një letër prej vërteti. Nga ato që fillojnë me: “E dashur vetja ime!….”

Është diçka që unë e bëj kohë pas kohe.

Është një marrëdhënie me veten që unë e çmoj fort dhe përkujdesem që të mos e anashkaloj prej…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult