“Gruaja e pamposhtur”- Zora Raeburn, shkrimtarja që luftoi për ëndrrën e saj

Zora Raeburn

Për 30 vite të gjata, “gruaja e pamposhtur” ka mbledhur aq shumë refuzime, saqë çdokush do të ishte dekurajuar, por jo ajo.

Ju mund të thoni se çfarë po bën një grua e moshuar në një shkallë në rrugë, përballë së cilës në një mur janë të ngjitura një numër i madh fletësh letre?

Kjo është për Golgotën e një gruaje të pamposhtur, e cila nuk u dorëzua edhe pse të gjithë ishin kundër saj, por ngulmoi deri në fund në përmbushjen e ëndrrës për t’u bërë shkrimtare.

Gjithmonë e njëjta përgjigje, i njëjti refuzim “Na vjen keq t’ju informojmë…”

Ëndrra e Zorës, që në fëmijëri, ishte të bëhej shkrimtare. Vetëm rreth të 40-tave filloi të propozonte romanet e saj. Ajo u dërgoi letra botuesve, bibliotekave, studiove të filmit dhe producentëve të radios. Letra lutjesh dhe kërkesash pafund. Gjithmonë e njëjta përgjigje, i njëjti refuzim “Na vjen keq t’ju informojmë…”

Ndërkohë, mundësitë për të ishin fare të pakta. Kështu, Zora 72-vjeçare, duke luajtur violonçel në rrugë, madje edhe në acar, filloi të mblidhte para për të përmbushur këtë ëndërr.

Më në fund ajo gjeti një punë si daktilograf-stenografi. Kjo gjë që e lejoi atë, së bashku me pensionin e pleqërisë, të botonte romanin e saj. Fotografitë janë pjesë e serialit “Zora e pamposhtur” nga fotografi dhe regjisori i famshëm Ken Russell. Çdo shkrepje tregon një histori. Kjo është rezultat i studimit dhe kërkimit.

Për 30 vite të gjata, gruaja ka “mbledhur” aq shumë refuzime, saqë çdokush do të ishte dekurajuar, por jo ajo.

Rrëfimi i saj për Londrën e pasluftës në vitet 1950, është plot me sugjerime që ndërthurin në mënyrë harmonike aspektin dokumentar me atë artistik. Për 30 vite të gjata, gruaja ka “mbledhur” aq shumë refuzime, saqë çdokush do të ishte dekurajuar, por jo ajo.

Zora jo vetëm vijoi, por edhe ekspozohet duke u fotografuar me letrat e refuzimit. Ajo i ka ngjitur ato në një mur, si dëshmi e botës, të cilën ajo kishte vendosur ta sfidojë. Qëndresa e saj epike është e rrallë por njëherësh, dëshmi e një shpirti të paepur dhe një vullneti të papërkulshëm.

Çdokush me kaq mbyllje dyersh, nënçmim, refuzim, përjashtim, do të ishte mundur. Do të ishte dorëzuar… Do të lejonte të pranonte fatin e shumë të tjerëve që vdiqën me ëndrra të vrara. Por ajo jo. U përpoq deri në fund për të fituar, por më së shumti për të lejuar që ëndrra e saj të jetojë edhe kur ajo të ketë vdekur.

Zora Raeburn

Përgatitit: Albert Vataj

ObserverKult

Lexo edhe:

ALBERT VATAJ: PUTHJA QI M’BANI ME FAJ