reklamë

1 vjet pa Margarita Xhepën

Ikonë e padiskutueshme e skenës dhe ekranit shqiptar, Margarita Xhepa do të festonte dje ditëlindjen e saj, ndërsa sot u bënë 1 vjet që u nda nga kjo jetë.

Lindur më 2 prill 1932, Margarita Xhepa u bë një nga figurat më të ndritura të kinemasë dhe teatrit shqiptar, duke interpretuar me mjeshtëri dhjetëra role që mbeten të paharruara në historinë e artit skenik dhe filmik në vend.

Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, ajo spikati për thellësinë emocionale dhe autenticitetin që sillte në çdo personazh, duke u kthyer në një simbol të aktrimit cilësor shqiptar. Kontributi i saj në skenën e Teatri Kombëtar i Shqipërisë dhe në filmat e prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re mbetet një pasuri e çmuar kulturore.

ObserverKult