10-vjetori i “Muzika në festë”, Ermonela Jaho koncert në Francë

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka bërë të ditur koncertin e radhës pas suksesit në Spanjë. Më 18 qershor Jaho do të jetë në Chorégies d’Orange në Avignon të Francës ku shfaqja “Muzika në festë”, celebron 10-vjetorin e saj.

“E lumtur të rikthehem në këtë skenë unike të muzikës, Choregies d’Orange më 18 qershor në orën 21.00 në Francë 3 dhe France Musique. Rroftë arti, rroftë muzika!”, shkruan këngëtarja e madhe në rrjetet sociale, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Dy ditë më parë Ermonela u zgjodh mes 17 akademikëve të jashtmë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. “E prekur pa mase dhe e përulur për nderin e madh të pranimit si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Ju faleminderit”, shkruan ajo.

LEXO EDHE: “Anima Rara”, zëri i Ermonela Jahos triumfon sërish