Ministrja e Kulturës i Shqipërisë, Elva Margariti u shpreh se “në 100-vjetorin e kryeqytetit, 100 libra të autorëve shqiptarë e të huaj për Shqipërinë, në gjuhën italiane, mbërritën në Tiranë”.
“Një vit më parë, në Festivalletteratura në Mantova, Tirana ishte qyteti-personazh, “una città tra le righe”. Prej atij momenti ishte një kërkesë ngulmuese, që atë Tiranë librash ta sillnim në Tiranën tonë”, tha Margariti.
Ministrja tha se u diskutua pikërisht për këtë qytet në libra dhe për këtë bibliotekë, që nisi modestisht e do të plotësohet me të tjera vepra e autorë.
“Në hapësirat e Ministrisë së Kulturës, që synojmë të jetë qendra e një poli kulturor, së bashku me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, drejtoren e QKLL, Alda Bardhyli, shkrimtarët Ylljet Aliçka, Diana Çuli, Julian Zhara e përkthyesen Diana Kastrati u diskutua sot pikërisht për këtë qytet në libra dhe për këtë bibliotekë, që nisi modestisht e do të plotësohet me të tjera vepra e autorë”, tha Margariti./ATSH