100-vjetori i bibliotekës në Gjirokastër, mbi 120 mijë ekzemplarë- mungojnë lexuesit

Biblioteka e Gjirokastrës është një ndër më të vjetrat në Shqipëri.

Përgjatë një shekulli ajo ka shërbyer si qendër për leximin dhe promovimin e librit por edhe për nxitjen e jetës kulturore në qytetin e gurtë.

“Një ndër bibliotekat më të vjetra në Shqipëri, “Apostol Meksi” sivjet bën 100 vjet. Kjo bibliotekë ka një fond të pasur prej 120 mijë ekzemplarësh që janë tituj të ndryshëm librash dhe periodikësh,” tha Ervina Saliaj, përgjegjëse e bibliotekës.

Biblioteka ofron një fond të pasur librash për lexuesit e moshave të ndryshme duke përfshirë edhe botimet e vjetra. “Historia e Skënderbeut” botuar në vitin 1898 në gjuhën shqipe, në Bukuresht është ekzemplari më i vjetër i saj.

“Për çdo datë festive kombëtare ose ndërkombëtare organizojmë aktivitete dhe paraqesim gjithmonë ekspozita për datat e shënuara. Gjithë lexuesit kanë mundësinë që t’i prekin, që t’i shohin dhe t’i lexojnë,” – tha Saliaj.

Synimi i stafit të bibliotekës është tërheqja e lexuesve të rinj. Kjo pasi që vitet e fundit interesi për librin ka rënë ndjeshëm.

“Të rinjtë e sotëm nuk lexojnë absolutisht fare dhe do t’ju rekomandoja që të lexonin sa më shumë,” – u shpreh një nxënëse.

Aktualisht biblioteka e Gjirokastrës numëron rreth 3.300 lexues të moshave dhe profesioneve të ndryshme./euronews.al

ObserverKult


aleksandrisë

Lexo edhe:

BIBLIOTEKA E ALEKSANDRISË, KUSH E SHKATËRROI, JA DISA NGA TEORITË…

Shkatërrimi i bibliotekës së madhe të Aleksandrisë, është konsideruar si një nga humbjet më të mëdha të botës së lashtë.

Gati 1 milion dokumente nga mbarë Asiria, Greqia e Lashtë, Persia, Egjipti, India dhe shumë qytetërime të tjera të fuqishme të kohës, u zhdukën nën rrënojat e saj.

Nuk është arritur të gjendet ndonjë gjurmë e bibliotekës, por të dhënat historike flasin për humbjen e saj tragjike.

Ngritja e Aleksandrisë

Aleksandria, një nga qytetet më të mëdha të botës së lashtë, u themelua nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, pas pushtimit të Egjiptit në vitin 332 Para Krishtit.

Pas vdekjes së Aleksandrit në Babiloni, në vitin 323 Para Krishtit, Egjipti ra në sundimin e njërit prej gjeneralëve të tij, Ptolemeut.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult