“1001 dritaret e Beratit” quhet ekspozita që është çelur për publikun dhe artdashësit e qytetit të Beratit.
Janë rreth 23 piktura nga artistë shqiptar të artit pamor të cilat sjellin peizazhe nga Shqipëria por edhe nga qyteti i Beratit.
Emrat e njohur të artit pamor që marrin pjesë në këtë ekspozitë janë: Agim Kadillari, Agron Polovina, Bujar Lika, Buron Kaceli, Çaush Vathi. Elton Stasa, Emiona Stasi, Fatmir Carkanji, Jordan Findiku, Kastriot Dervishi, Kudret Durollari. Kujtim Buza, Luan Boriçi, Maria Julia Tagliero, Nasuf Myftari, Nikolin Ivanaj. Pashk Përvathi, Rikarda Nova, Sadik Kasa, Skënder Strica, Spiro Panariti, Vangjo Vasili dhe Xheneta Kadillari.
Kuratori Agron Polovina tha se “vlerat e Beratit vijnë në tablo pikture, ku janë monumentet e kulturës, por dhe peizazhet e larmishëm. Në këtë ekspozitë marrin pjesë artistë nga grupimi “Plein Air”. Si dhe artistë të tjerë që e kanë të rëndësishëm peizazhin në krijimtarinë e tyre, dhe veçanërisht peizazhin e qytetit të Beratit”.
Në mënyrë metaforike kjo ekspozitë titullohet “1001 dritaret e Beratit”, dhe vjen si e tillë duke nxjerr në pah qoftë vlerat e artistëve që kanë sjell këto krijime. Por edhe vlerat e qytetit të veçantë dhe antik të Beratit.
Kjo ekspozitë është hapur ditën e enjte në ambientet e galerisë “Edward Lear” në Berat./ATSH