SHIKONI 11 skulptura të çuditshme, të pazakonta, por interesante (Foto)

skulptura

Skulptura të pazakonta

Në mesin e statujave dhe monumenteve tradicionale nëpër qytetet e mëdha botërore, gjenden disa vepra arti ku imagjinata duket se ka kaluar çdo kufi.

Koha për një udhëtim interesant në krijimtarinë botërore përmes fotografive.



Monumenti i Sigmund Freud, Pragë, Republika Çeke. Skulptori çek, David Černý, dëshironte të tregonte distancën e inteligjencës nga njerëzit e zakonshëm.

Bureaucratic Themis, Danimarkë. Kjo skulpturë e artistit danez, Jens Galschiot, paraqet perëndeshën e drejtësisë si një grua mbipeshë, e cila ulet mbi supet e një burri të hollë, të zhveshur.

Të dy figurat përfaqësojnë përkatësisht botën industriale dhe Afrikën.

Njerëzit pranë lumit, Singapor. Chong Fah Cheong është i mirënjohur për bërien e një numri të madh statujash që tregojnë njerëz që jetojnë dhe punojnë përgjatë brigjeve të lumenjve në Singapor.

Unazat e dasmës, Vancouver, Kanada. Një nga atraksionet më të pazakonta në Vancouver. Unazat janë bërë nga çeliku, alumini dhe qelqi- simbol i dashurisë.

Forca e Natyrës. Pjesë e një seri skulpturash të krijuara nga artisti italian, Lorenzo Quinn, në të cilat gratë përshkruhen duke mbajtur Tokën në një gjatësi të leckës. Statujat janë vendosur në shumë qytete të botës, përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar, ShBA, Monako dhe Singapor.

Memoriali i Nelson Mandelës në Afrikë të Jugut

De Vaartkapoen, Bruksel, Belgjikë

Peshkaqeni Headington, Oxford, Britani. Rëndësia që qëndron pas kësaj skulpture është shumë më e madhe nga sa mund të shfaqet në pamje të parë. Ajo u ngrit në 41-vjetorin e sulmit bërthamor në Nagasaki në fund të Luftës së Dytë Botërore. Skulptura një armë vdekjeprurëse që bie nga qielli.

“Udhëtarët”- Marsejë, Francë

New York, SHBA. Kjo skulpturë u krijua nga, Carl Fredrik Reuterswärd, në fund të vitit 1980, në kujtim të John Lennon i cili u qëllua në të njëjtin vit.

Itali. Kjo skulpturë disi e çuditshme, por pa dyshim zbavitëse u prezantua për herë të parë në Itali në një ekspozitë të titulluar “Mendimet. Hapësirë. Një dialog midis natyrës dhe imagjinatës”.

Përgatiti: ObserverKult

Kliko edhe:

DEBATI I RAMIZ ALISË ME DREJTUESIT E KINOSTUDIOS: PSE DERI TANI NUK KENI MUNDUR…