11 veprat artistike të Picasso-s, së shpejti në ankand

Disa nga pikturat e Pablo Picasso-s që ishin ekspozuar në një restorant në Las Vegas për më shumë se 20 vjet do të dalin në ankand këtë tetor, vetëm dy ditë para asaj që do të kishte qenë 140-vjetori i artistit.

Veprat e artit ishin prej kohësh  të ekspozuara në një restorant francez dhe spanjoll  në Bellagio.

Koleksioni ka një vlerë prej 104.2 milion dollarë, sipas shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s”, e cila po organizon shitjen.

”Është një koleksion enciklopedik i punës së Picasso-s, që përmban vepra arti nga 1917 deri në 1969, pra praktikisht kohëzgjatja e gjithë karrierës së tij. Ai jep një pamje shumë të plotë të diversitetit dhe pasurisë së jashtëzakonshme të karrierës së Picasso-s”, u shpreh Brooke Lampley, kryetarja e “Sotheby’s”, transmeton ‘lapsi.al’.

Ndër 11 veprat është “Femme au béret rouge-orange”, një pikturë me vaj e Marie-Thérèse Walter, një modele e re franceze me të cilën artisti pati një romancë dashurie në fund të viteve 1920 dhe 1930.

LEXO EDHE: Shitet piktura që mbahej në sirtar prej 50 vitesh, besohet të jetë e Picassos