Shumë aktivitete e ekspozita janë mbajtur në Kosovë në kuadër të Festës së Flamurit, gjegjësisht 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Por një ekspozitë e veçantë u mbajt në Prizren. Bëhet fjalë për ekspozitën ku 111 palë çorape të krahinave etnografike shqiptare u ekspozuan në objektin e Lidhjes Shqiptare në Prizren.
“Aksesorët e punuara me dorë kanë rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe materiale përmes të cilave kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe psikologjinë e një populli”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Ekzpozita me autorë Parim Kosova, Linda Perolli, Delvina Bytyqi dhe Dashnor Uka, është realizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
Ndërkaq në hapje të ekspozitës të pranishëm ishin zëvendësministri i MKRS-së, Sylejman Elshani, këshilltarja e lartë Nora Arapi Krasniqi, U.d. drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu, drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, dhe vizitorë të shumtë.
ObserverKult
Lexo edhe:
BUQETË ME POEZI NGA BOHEMI MIRKO GASHI: POPULLI E DI SE VETËM FËMIJËT DHE KAFSHËT TË DUAN PA HILE…
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur me poezi të Mirko Gashit.
POPULUS ILLYRICUS
Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s’ka perëndi të tjerë
përveç meje
Populli të thotë
se s’ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s’duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë
pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s’do ta mësojë
as t’i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë
Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile
Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:
ObserverKult