114-vjetori, Kutelin e gjen të përkthyer në 5 gjuhë të huaja- por të harruar në ditën e lindjes

Mitrush Kuteli

114-vjetori i lindjes, i prozatorit të shquar, Mitrush Kuteli në Tiranën e zhurmshme kalon thuajse në heshtje. Studiuesi Behar Gjoka, për këtë perifrazon vetë Kutelin:

“Bota e artistëve dhe shkrimtarëve është një vend ku këndojnë gjarpërinjtë.”

Por fatmirësisht, një prej veprave më mbresëlënëse e më të dashura të letërsisë shqipe të çdo moshe. “Tregime të moçme shqiptare” këtë vit u përkthyen në pesë gjuhë: anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe frëngjisht, me iniciativën e Qendrës së Botimeve të Diasporës. Vatra letrare e tij, sipas Gjokës tashmë po merr udhën e duhur.”

Por a ka marrë vendin e duhur Mitrush Kuteli, këto 30 vite?

“Ai e ka marrë vëmendjen e merituar në kuptimin e teksteve letrare. Në kuptimin e histori-shkrimin do të duhet bërë diçka më shumë në kuptimin e burgosjes që ndodhi, e anatemimit të një rrekje për të lexuar biografinë e tij si ‘nazist’ dhe për të heshtur. Por, unë mendoj se vatrat e tij letrare duhet të zbulohen nga çdo brez.”

Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe është i njohur si përkthyes, kritik letrar dhe për prozën e shkurtër, ku së bashku me Ernest Koliqin,  cilësohen si themeluesit e prozës moderne shqipe.

Qëndrimet e Paskos mbi ekonominë shqiptare nuk u aplikuan në asnjërën nga periudhat për të cilat shkroi apo punoi, qoftë në periudhën e mes luftërave, gjatë kohës kur punoi në Bankën Shqiptare duke mbrojtur kapitalin shqiptar kundrejt kërkesave të pushtimit gjerman, po ashtu edhe në fillimet e regjimit komunist, i cili edhe e burgosi.

Veprimtaria e tij pas burgut u “tkurr” tek profesioni i përkthyesit dhe pak letërsie për fëmijë. /abcnews.al/