120 vjet më parë u nda nga jeta Jeronim De Rada, autori i librit të njohur “Këngët e Milosaos”

Më 28 shkurt të vitit 1903, u nda nga jeta figura e shquar e Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada.

Jeronim de Rada ka lindur më 19 nëntor 1814, në një katund të vogël të Kalabrisë të quajtur Macchia Albanese. Pasi kreu kolegjin e San Benedeto Ullanos, studioi për drejtësi në Universitetin e Napolit.

Jeronim de Rada e arriti kulmin e krijimtarisë së tij në vitin 1866 kur botoi në Firence “Këngët e Milosaos”.

Më 1840 botoi poemën “Serafina Topia“, e cila më tepër se një himn dashurie është një himn për bashkimin e shqiptarëve.

Gjatë viteve 1847-1848 botoi “Rrëfimet e Arbrit”, e cila përbëhet nga katër novela romantike.

Më 1861 botoi “Parimet e estetikës”, më 1864 “Lashtësia e kombit shqiptar” dhe më 1866 “Rapsodi e një poeme arbëreshe”.

Veprën e fundit Jeronim de Rada e shkroi në vitin 1900 në moshën 86-vjeçare. Jeronim de Rada u martua në vitin 1850 me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem.

Fatkeqësitë familjare, vdekja e gruas dhe e djemve nuk e mposhtën atë, por dhimbjen e ktheu në forcë duke vazhduar veprimtarinë krijuese. Në këtë kohë shkroi poemën “Skënderbeu i pafat“./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇFARË KISHTE THËNË JERONIM DE RADA PËR GJUHËN SHQIPE?

Një ndër figurat më të ndritura të botës arbëreshe, themeluesi i Rilindjes Kombëtare, mësues, botues, folklorist, filolog dhe poet i shquar. Jeronim de Rada lindi 207 vite më parë, më 29 dhjetor 1814 në komunën e Makit (Macchia), në Kozenca të Italisë.

De Rada që herët iu përkushtuar çështjes shqiptare. Aktivitetet e tij publicistike, letrare dhe politike, ishin thelbësore. Por jo vetëm për ndërgjegjësimin rreth minoritetit arbëresh në Itali, por edhe për vendosjen e themeleve të një letërsie kombëtare shqiptare.

Veprat e tij, në të cilat mbizotëron dashuria e zjarrtë për prejardhjen e tij, janë një dëshmi e mbijetesës së identitetit shqiptar, i vënë përballë sfidave të shumta gjatë historisë.

Në tetor të 1934-ës, me dëshirë të babait të tij u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë së Napolit. Por fokusi kryesor i tij mbeti mbledhja e materialeve folklorike dhe letërsia.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult