Artistë nga trembëdhjetë shtete të rajonit dhe Evropës kanë paraqitur veprat e tyre në hapjen e edicionit të dytë të “Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit 2022” në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
E veçanta e këtij edicioni për këtë vit është ndërthurja e teknikave më të reja të vizatimit që aplikohen në botë.
“Në ceremoninë e hapjes janë shpërblyer tre artistët më të mirë. Çmimin kryesor të Bienales “Grand Prix – Gjelosh Gjokaj” për artistin Agim Salihu e ka ndarë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit 2022 është një traditë e cila begaton jetën kulturore dhe artistike në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MKRS.
Po ashtu janë ndarë edhe dy çmime të tjera për Ake Bregqvist nga Suedia dhe Nehat Beqiri nga Maqedonia e Veriut.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se pjesë e kësaj ngjarje ishin edhe përfaqësues nga Galeria Kombëtare e Kosovës, Asociacionit të Artistëve Vizuel të Kosovës. Dhe përfaqësues të Ambasadës së ShBA-ve dhe të Maqedonisë së Veriut.
Ekspozita dhe katalogu i edicionit të dytë të “Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit 2022” janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndërsa do të jetë e hapur për publikun deri më 12 korrik.
ObserverKult
Lexo edhe:
BIENALJA E AKUARELIT, ATY KU TREGOHET FUQIA E ARTIT
Bienalja e Akuarelit, Helidon Haliti tregon fuqinë e artit edhe në kohë të vështira për njerëzimin…
Helidon Haliti ndonëse në një vit të vështirë të jetës, kur pandemia i mori të atin, poetin e njohur Faslli Haliti. Autorin e mbi 20 veprave poetike, sërish thërret me artin e tij: Jam gjallë.
E gjejmë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë me një mision që e ka nisur vite më parë, me Bienalen e Akuarelit. Një ngjarje artistike që edhe këtë vit ka sjellë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU