Sindikata e Shkrimtarëve të Hollivudit së fundmi kanë njoftuar se marrëveshja e re e arritur është e ‘jashtëzakonshme me fitime’ dhe mbrojtje domethënëse për shkrimtarët.
Sindikata e Shkrimtarëve të Hollivudit, tutje tha se ka arritur një marrëveshje paraprake të punës me studiot kryesore të industrisë për t’i dhënë fund njërës prej dy grevave që kanë ndaluar shumicën e prodhimit të filmit dhe televizionit për gati pesë muaj.
Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës (WGA) njoftoi marrëveshjen me Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP), grupi që përfaqëson studiot, shërbimet e transmetimit dhe producentët në negociata.
Marrëveshja e kontratës trevjeçare u arrit pas pesë ditëve maratonë bisedimesh nga negociatorët WGA dhe AMPTP derisa kjo duhet të miratohet edhe nga bordi dhe anëtarët e repartit përpara se greva të shpallet zyrtarisht e përfunduar.
WGA, e cila përfaqëson 11.500 shkrimtarë të filmit dhe televizionit, e përshkroi marrëveshjen si “të jashtëzakonshme” me “fitime dhe mbrojtje domethënëse për shkrimtarët”.
“Kjo u bë e mundur nga solidariteti i qëndrueshëm i anëtarëve të WGA dhe mbështetja e jashtëzakonshme e vëllezërve tanë të sindikatës që na u bashkuan për më shumë se 146 ditë,” njoftoi komiteti negociator në një deklaratë, shkruan Aljazeera.
Marrëveshja WGA, edhe pse një moment historik, nuk do ta kthejë Hollivudin në punë pasi sindikata e aktorëve SAG-AFTRA mbetet ende në grevë.
Anëtarët e WGA u larguan nga puna më 2 maj pasi negociatat arritën në një ngërç mbi kompensimin, stafin minimal të dhomave të shkrimtarëve, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe mbetjet financiare që shpërblejnë shkrimtarët për shfaqjet e njohura të transmetimit.
Greva e shkrimtarëve menjëherë dërgoi në pauzë shfaqjet e bisedave të vona të natës dhe skeçet komedike ‘Saturday Night Live’ derisa ka lënë në harresë dhjetëra shfaqje të shkruara dhe prodhime të tjera. Duke përfshirë sezonet e ardhshme të ‘Stranger Things’ të Netflix, ‘The Last of Us të HBO’ dhe ‘Abbot’ të ABC, si dhe filma duke përfshirë ‘Deadpool 3’ dhe ‘Superman: Legacy’.
Edhe çmimet Emmy u shtynë gjithashtu nga shtatori në janar.
Përpjekjet për të rifilluar programet e bisedave gjatë ditës pa shkrimtarë, si shfaqja e Drew Barrymore, dështuan këtë muaj përballë kritikave nga shkrimtarët dhe aktorët grevës.
Shkrimtarët sulmuan edhe drejtuesit e mediave dhe thanë se kushtet e punës e kishin bërë të vështirë për ta të fitonin jetesën e klasës së mesme.
Ndërsa drejtuesit herë pas here nxitën tensione.
Ndërprerjet e punës dëmtuan operatorët e kamerës, marangozët, ndihmësit e prodhimit dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit, si dhe ofruesve të ushqimit, luleshitësve, furnizuesve të kostumeve dhe bizneseve të tjera të vogla që mbështesin prodhimin e filmit dhe televizionit.
Kostoja ekonomike pritet të arrijë të paktën 5 miliardë dollarë në Kaliforni dhe qendrat e tjera të prodhimit të SHBA-ve në New Mexico, Georgia dhe New York, sipas një vlerësimi nga ekonomisti i Institutit Milken, Kevin Kloëden.
Katër drejtuesit kryesorë të industrisë – Iger, CEO i Warner Bros Discovery, David Zaslav, bashkë-CEO i Netflix, Ted Sarandos dhe kryetarja e NBC, Donna Langley – iu bashkuan negociatave këtë javë, duke ndihmuar në thyerjen e ngërçit disa mujor, të shkaktuar nga grevT.
Greva 100-ditore në 2007/08 u përqendrua, pjesërisht, në zgjerimin e mbrojtjeve të reparteve për “mediat e reja”, duke përfshirë shkarkimet e filmave dhe TV, si dhe përmbajtjen e ofruar nëpërmjet shërbimeve të internetit të mbështetura nga reklamat.
Por këtë herë, një çështje qendrore janë pagesat e mbetura për shërbimet e transmetimit.
Për këto shkrimtarët thanë se përfaqësonin një pjesë të kompensimit që do të merrnin për një shfaqje televizive të transmetuar.
Shkrimtarët gjithashtu kërkuan kufizime në rolin e AI në procesin krijues. Disa kishin frikë se drejtuesit e studios do t’i dorëzonin një shkrimtari një skenar të krijuar nga AI për ta rishikuar dhe paguar shkrimtarin me një tarifë më të ulët. Të tjerë shprehën shqetësime për vjedhjen e pronës intelektuale nëse skriptet ekzistuese do të përdoreshin për të trajnuar inteligjencën artificiale. Edhe pse drejtuesit e studios festuan fundin e grevës më të gjatë të shkrimtarëve që nga viti 1988, kjo është vetëm gjysma e betejës së punës. Studiot duhet të gjejnë ende një mënyrë për t’i kthyer aktorët në punë.
SAG-AFTRA, që përfaqëson 160.000 aktorë filmi dhe televizioni, interpretues, artistë zëdhënës dhe profesionistë të tjerë të medias, u larguan nga puna në korrik, hera e parë në 63 vjet që Hollivud u përball me një grevë nga dy sindikata në të njëjtën kohë.
Ndryshe, në diskutim janë çështjet e pagave minimale për interpretuesit, mbrojtjen kundër përdorimit të inteligjencës artificiale që zëvendëson performancat njerëzore dhe kompensimin që pasqyron vlerën që aktorët sjellin në shërbimet e transmetimit./ aljazeera
ObserverKult
Lexo edhe:
ROBERT SHVARC: MBETSH ME SHËNDET E LAMTUMIRË!
Poezi nga Robert Shvarc
Mbetsh me shëndet e lamtumirë!
Ish kohë e bukur ajo që shkoi:
Unë isha i lig, ti ishe e mirë-
por ja tani gjithçka kaloi…
Ku mbet dëbora që ra vjet,
ku janë vjollcat e marsit të shkuar?
Një bredh në mal mendjen rri e vret
për palmën që pas detit të paanë
e gjora është dashuruar.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
LUL BESHAJ: Ç’T’I THEM ASAJ…
Po ti çfarë ke?,-më pyeti jeta
Asgjë, thjesht më dhemb pak vetja
E shtrenjta jote një dhuratë
Vetmia që më sjellë përnatë!
Po tjetër gjë a ke, më thuaj!
Jam bërë tek vetja kaq i huaj
Dhe ty s’të ndjej, s’të quaj më jetë
Më sillesh ndryshe, aq e shkretë.
Po më a ke, m’i thuaj tani!
Kam veten larg tek një njeri
E kam atje ku ti je jetë
Tek zemr’ e saj që rreh e pret.
Ç’t’i them asaj, a bëj dot gjë?
Thuaji se jam kudo me të,
Se kur largohet në mëngjes
Më duket zemra se do vdes.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult