“Ora shënon 4.35 një klithme kuji shqyen errësirën “Erdhën”. Si të shpërthenin nga nëntoka një lukuni e pafundme turret me të bërtitura duke tmerruar edhe vetë errësirën”.
Frazat që lexon Edmond Budina, janë rrëfimi i vetë Teatrit Kombëtar në minutat e fundit të jetës së godinës në këmbë. Teatri flet dhe përshkruan sulmin e 17 majit 2020.
“Bash në atë çast, kafshët e hekurta, makinosaurët më kafshojnë ballinën time.
Është një kafshim i fortë që pas tre goditjeve të mëparshme mi shter fuqitë. Rrëzimi është i pashmangshëm. Duke u rrëzuar dëgjoj zërin e tij që ulëret: jashtë, jashtë! Do ju vrasim, do ju varrosim këtu”.
Teatri vazhdon të rrëfejë në vetë të parë natën e tri viteve më parë, kur u rrafshua nga shteti megjithë protestën 2 vjeçare e në mbrojtje të tij pa pritur vendimin e gjykatës kushtetuese.
Budina është një prej atyre që bënin roje 24 orëshe në teatër.
“E kam këtë urrejtje e këtë mllef se kështu bërtisnin”, thotë ai me shumë emocion.
Rindërtimi i skenës së krimit, vjen në romanin më të ri të regjisorit e aktorit Edmond Budina.
Nën titullin “Nata e zjarrit të bardhë”, ai thërret në ndihmë letërsinë për të rrëfyer një histori dhe për t’u çliruar. “Të shkruarit e të krijuarit është një lloj katarsisi. Është një lloj pastrimi shpirtëror që ti i bën vetes”, vëren Budina.
Vepra nis me makthin e një personazhi që zhytet në frikërat e veta si pasojë e bartjes së mëkateve të mëdha që i rikthehen si përjetime.
Tri nivele e tri kohë e përshkojnë romanin si një numërim mbrapsht.
Vetë kopertina sjell një klithmë ndërsa brendia sjell botë e personazhe që qëndrojnë dhe bien përmes metaforës dhe përballë syve tanë./Balkanweb
ObserverKult
Lexo edhe:
EDMOND BUDINA U PËRGJIGJET KRITIKUESVE: JEMI NE KËTA TË LAJTHITUR E HAJVANË QË FITUAM NË GJYKATËN KUSHTETUESE
Këto ditë u zbardh vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kryesisht përkrahësit e pushtetit por edhe një pjesë e mirë e shoqërisë civile, e quajtën fitore të pjesshme, deri dhe humbje.
Fitorja është e plotë dhe e dukshme. Ai që nuk e do këtë fitore, e sheh gotën gjysmë bosh. Nuk dua të zgjatem se vendimin çdokush mund ta lexojë, por dy gjëra duhen thënë. Ligji special dhe VKM e transferimit të pronës ishin antikushtetuese.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult