“Gush’ e Kraharuar”, kështu është quajtur mbrëmja poetike që mbërriti si një homazh për vargjet që ka lënë Naim Frashëri si trashëgimi e fillesave të modernizmit në letrat shqipe.
Studiuese, botues dhe shkrimtarë janë bërë bashkë për ta nderuar Naim Frashërin në 175-vjetorin e lindjes së tij, transmeton ‘a2news.com’.
Si një shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, vargjet e Naimi mbeten ende sot aktuale.
Edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi në përkujtim të autorit një takim ku bëri bashkë disa studiues të veprave të tij.