18 vjeçarja sjell aplikacionin për luftën kundër dhunës ndaj grave!

“Gjejza” ose ndryshe “Gjej Zërin” është aplikacioni më i ri kompjuterik i krijuar nga 18 vjeçarja Dea Rrozhani, bashkë me dy miket e saj me një qëllim domethënës, parandalimin e dhunës me bazë gjinore. 

Gjejza” u ofron ndihmë konkrete të gjitha vajzave dhe grave, që hasin situata të dhunës me bazë gjinore, por, gjithsesi ai nuk është i fokusuar vetëm tek ky targetgroup.  Misioni e saj “Gjejza” e arrin përmes tre etapave kryesore, ku fokusohen të gjithë menutë kryesore që janë: shtylla e informimimit, fuqizimit dhe  veprimit, tregon Dea.

Qëllimi ishte që fillimisht të krijohet një platformë e centralizuar ku të gjitha shërbimet të ishin lehtësisht të aksesueshme nga përdoruesit. Menutë që përfshin “Gjejza” janë të tre kategorive. Në kategorinë e informimit përfshihet një pyetësor i shkurtër, që shfaqet pasi e hap aplikacionin ku ka 5 pyetje të shkurtra rreth dhunës me bazë gjinore dhe ka si qëllim të ndërgjegjësojë përdoruesin se sa informacion ka për dhunën me bazë gjinore… Në kategorinë e fuqizimit është programi 30 ditor, për të identifikuar të gjithë mitet e gabuara që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare për dhunën me bazën gjinore. Në kategorinë e veprimit, është përfshirë dhe menuja e emergjencës etj”, tha ajo.