“1999”, poezi nga Eduard Frrokaj

eduard frrokaj
Eduard Frrokaj

E kanë vra Din Mehmetin
E kanë vra Mark Malotën
E kanë vra Bardhyl Qaushin
E kanë vra Gjergj Sokolin
E kanë vra Gaspër Karaqin
Në fshat lajmësi kështu ka thënë
Në fshat ku e pret ditën e masakres
Çuditërisht e sheh ditën e lirisë …
Vetëm Din Mehmetin e sheh gjallë
Edhe ai çuditet a thua përnjëmend më kanë vra
Qysh more kanë thënë …
Të tjerët nuk ishin më
Varre të heshtura dhe histori
1999
Fjalë kanë thënë
Për ne që mbetëm gjallë me e thënë këte fjalë …

ObserverKult


Lexo edhe:

“NOKTURNO MBI ATDHE”, PËRMBLEDHJE E RE POETIKE E EDUARD FRROKAJT