Qeveria shqiptare do të japë 2.5 milionë euro ose 307 milionë lekë të reja për shpronësimin e ish-banesës së Toptanëve.
Pronarët e kësaj godine historike do të kompensohen me rreth 300 milionë lekë ose 2.5 milionë euro, kur kërkuese për këtë projekt ka qenë vetë ministria e Kulturës.
“Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private. Që preken nga projekti “Projekt restaurimi dhe muzealizimi i ish-banesës së Toptanasve”.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Ministria e Kulturës. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme. Pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në vendimin nr. 89, datë 3.2.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në vendimin nr. 138, datë 23.2.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen. Dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik, për pasuritë e llojit “ndërtesë”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 307.501.636.3 (treqind e shtatë milionë e pesëqind e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë tre) lekë”, thuhet në njoftim./shqiptarja.com
Lexo edhe:
Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar një vendim.
Tashmë do të bëhet shpronësimi i Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë do të përdoret për artin dhe kulturën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë vendim.
Ai ka theksuar se u sqarua kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës….
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult