20 vjet Shqipëria në Eurovizion: Nga Nishliu te Bushpepa, cilat ishin performancat më të votuara dhe 8 këngët që nuk prekën finalen

Prej 2 dekadash Shqipëria merr pjesë në kompeticionin e madh muzikor Eurosong, por si është kualifikuar ndër vite. 3 performancat më të votuara dhe 8 këngë që nuk kaluan në finale 

Prej prezantimit me “The image of You” nga Anjeza Shahini, janë 20 këngët që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Vendi i pestë mbetet padyshim, renditja më e lartë me këngën “Suus” të Rona Nishliut në vitin 2012, ndonëse pikët më të larta janë arritur me performancën e Eugent Bushpepës me “Mall” (184 pikë), në 2018-ën.

Janë 8 këngët që nuk u kualifikuan në këto dy dekada në finale, përjashtuar “Fall from skt” të Arilena Arës, pasi Festivali u anulua për shkak të pandemisë së Covid-19.

Pastaj njëra prej tyre është edhe “Zjarr e Ftohtë” e Luiz Ejllit në 2006-ën.

7 këngët e tjera që nuk mund të shkonin në finale janë: “Hear my plea” (Aida dhe Frederik Ndoci, 2007); “Feel the pasion” (Aurela Gaçe, 2011); “Identitet” (Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko).

Pastaj “One night’s anger” (Hersi Matmuja, 2014); “Fairytale” (Endeda Tarifa, 2016); “World” (Lindita, 2017); “Sekret” (Ronela Hajati, 2022).

Performancat më të mira të vendit tonë në Eurosong janë:

1.Rona Nishliu në vitin 2012 me “Suus”, renditet e 5-ta me 146 pikë.

2.Anjeza Shahini në vitin 2004 me “Image of you”, renditet e 7-ta me 106 pikë

3.Eugent Bushpepa në vitin 2018 me “Mall”, renditet i 11-ti me 184 pikë

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë ngjarje muzikore përzgjidhet nga Festivali i përvitshëm i Këngës në RTSH./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

U RENDIT E 22-TA, VJEN REAGIMI I PARË NGA FAMILJA KELMENDI: EUROVISION NUK KA MË VLERA

Shqipëria u rendit e 22-ta nga 26 vende përfaqësuese në Eurovizion. Albina dhe Familja Kelmendi bënë një performancë dinjitoze.

Por kjo nuk ka mjaftuar që të kenë një renditje më të mirë, ndonëse pritshmëritë ishin të mëdha.

Reagimi i parë për këtë rezultat zhgënjyes ka ardhur nga bashkëshorti i Albinës, Valon Vataj, sipas të cilit ky festival nuk ka më vlera.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult