22 aktivitete për 22-vjetorin e çlirimit të Prishtinës

Më 11 qershor Prishtina shënon 22-vjetorin e çlirimit dhe në këtë përvjetor kryeqyteti do të jetë qendra e 22 aktiviteteve të ndryshme.

“Qershori na kujton kohën kur Prishtina nisi të frymojë lirshëm. 11 Qershori, Dita e Çlirimit të Prishtinës, konsiderohet si ngjarja që ka shënuar kthesën më të madhe në historinë e vendit tonë”, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.

“Andaj, këtë 22 vjetor do ta festojmë me 22 aktivitete socio-kulturore dhe sportive. Këto aktivitete, Komuna e Prishtinës i sjell në bashkëorganizim me partnerë të
ndryshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo është Lista e aktiviteteve për 22 vjetorin e Çlirimit:
1 qershor – Prishtina Feston
2 qershor – Festivali Multikulturor “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”
3 qershor – World Bicycle Day – Dita Botërore e Biçikletës
4 qershor – Marco Castelli / Live, Soundtrack për filmin “L’Inferno” (1911)
5-6 qershor – KSDW, Kosovo Sustainable Delevopment Week
9 -16 qershor – Festivali i muzikës dhe artit për fëmijë “El Maestro”
10-18 qershor– RED BULL NEYMAR Jr’s Five 2021
11 qershor – 22 VJET LIRI
13 qershor – Gërmia Ultra Trail
14 qershor – Chopin Piano Fest Prishtina
15-30 qershor – Days of German Language
17-21 qershor – Atmospheres Musique
18 qershor – Koncert muzikor dedikuar kompozitorit Aleksandër Peci
19 qershor – Loja e Yjeve
20 qershor – Festivali i Baballarëve
22 qershor – Monografia “Muharrem Qena”
22 qershor – Guerilla Art Festival, Urban Elements, 7th Edition
24 qershor – Shfaqja Teatrale “Hollyshit”
26 qershor – Koncert Muzikor – ZWADA
26-27 qershor – 3X3 Prishtina
27 qershor – Koncert / Orkestra e Filharmonisë së Kosovës – Mbyllja e sezonit
2020/2021
30 qershor – Autostrada Biennale.

Të gjitha aktivitetet do të mbahen në përputhshmëri të plotë me masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e virusi Covid-19.

LEXO EDHE: Komuna e Prishtinës hap konkurs për renovimin artistik të Tunelit të Kurrizit