22 vite pa kolosin e skenës që iu dha “jetë” roleve të tij

22 vite u bënë më 18 korrik që nga vdekja e aktorit të madh, Pandi Raidhi. 

Artisti i lindur më 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës iu dha “me mish e me shpirt” roleve të tij. Të cilat e lartësuan figurën dhe emrin që ai la pas.

Prej disa dekadash ai dha kontributin e shquar në kinematografinë shqiptare. Ku mes shumë rolesh spikati me debutimin në filmin “Tana” në vitin 1958, transmeton ‘standard.al’.

Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave shqiptar. Ku roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin “Njerëz në rrymë” në vitin 1989.

Gjysmë shekulli karrierë

Në një karrierë artistike gjysmë shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.

Ai u kthye shumë shpejt në një figurë të dashur dhe shumë popullore për të gjithë shqiptarët.

Aktori u nda nga jeta më 18 korrik 1999, 22 vite më parë. Duke lënë pas një galeri të pasur personazhesh dhe karakteresh tipesh dhe identitetesh. Të cilave i jetësoi nga vetja shpirtin, duke i bërë ata të pavdekshme.

Emri i tij do të mbahet mend për dekada me radhë, ku do të kujtohet me respekt për thjeshtesinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë.

LEXO EDHE: Prokop Mima, aktori që shquhej për diksionin e pastër dhe interpretimin briliant

Për jetën dhe filmat që interpretoi mund të lexoni duke klikuar këtu: