24 vite nga vdekja e Azem Hajdarit, Rudina kujton të atin: Pashë në makinë këmishën e …

azem hajdari

24-vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, i ka sjellë të bijës, Rudina Hajdari kujtimet e çmuara me të atin.

Në një bisedë më të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’, Rudina Hajdari ka kujtuar me mall të atin. Është ndalur edhe në episodin kur ai u plagos përpara Kuvendit.

Rudina thotë se atë ditë po e priste të atin që ta merrte nga shkolla si zakonisht, por ai nuk erdhi. Pasi mori vesh që i ati është plagosur, Rudina thotë se shkoi ta takonte ndërsa tregon edhe çfarë i tha Azem Hajdari sapo e pa.

“Kur isha fare e vogël, 7 vjeç, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla. Ai donte që unë të isha më e mira në mësime, dhe për të më treguar një lloj përkujdesje vinte më merrte.

Një ditë nuk erdhi, prita gjatë në oborrin e shkollës. Erdhi një makinë dhe prapa sedijes pashë një këmishë të gjakosur. Mora vesh që e plagosën në parlament.

Shkova e vizitova dhe gjëja e parë që më tha ishte hë Rudina ca notash more sot. Thash si ka mundësi që në këtë gjendje më kërkon llogari dhe të kujdeset për mua. I tillë ishte Azemi, kujdesej për të gjithë. Askush nuk mund ta ndalte për kujdesjen që kishte për njerëzit”, tha Hajdari.

Rudina Hjadari ka kujtuar edhe Besim Çerën, truprojën e të atit, Azem Hajdarit, që mbeti i vrarë në 12 shtator.

“Një nga ata njerëz fjalëpakë, sa herë vinte në shtwpi udhëtonte me babin në çdo cep të Shqipërisë dhe fliste me time më. I thonte: Fatmira të lutem mos shtro mos bëj asgjë se nuk ke nevojë. Nuk donte ta lodhte mamin më tepër. Ishte fjalëpakë. I dashur, por për mua do të mbetet njeriu më i pandashëm për Azem Hajdarin.

Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë për ne”, tha Rudina Hajdari./fjala.al

ObserverKult

Lexo edhe:

SI U EKZEKUTUAN NGA KOMUNISTËT 22 NJERËZ TË LIDHUR ME TELA ME GJEMBA, NË MESIN E TYRE EDHE NJË VAJZË…