Në mbyllje të vitit 2021 është publikuar në Beograd përmbledhja me poezi bashkëkohore shqipe me titull “Glasovi preko ograde”.
Aty janë paraqitur 25 autorë shqiptarë që në këtë antologji, me format audiobook, përfaqësohen përmes 50 poezive: dy poezi për secilin autor. Këtu bëjnë pjesë Plator Ulqinaku, Eleana Zhako, Julia Kyçyku Enkelana, Arti Lushi, Maklena Nika, Elona Çuliq, Ilir Paja, Entela Tabaku, Enton Bido, Manjola Nasi, Alban Tartari, Eneida Mjeshtri, Eljan Tanini, Erina Çoku, Mariklena Niço, Gentiana Minga, Sabina Veizaj, Andi Meçaj, Armanda Hysa, Lindita Arapi, Sokol Çunga, Arlinda Guma, Ornela Musabelliu, Ana Kove, Manjola Brahaj.
Përmbledhja ofron poetika të ndryshme dhe formon një mozaik të skenës bashkëkohore të poezisë në Shqipëri.
Botimi i bë i mundur nga Organizata Letrare ARGH në kuadër të programit READ. Ky program është i themeluar nga Bashkimi Europian! Përzgjedhja e pozive u bë nga: Arian Leka, përkthimi nga: Igor Stanojević. Redaktimi letrar nga: Ana Marija Grbić. Poezitë u lexuan nga: Boris Milanović. Ndërsa përzgjedhja u bë nga: Arian Leka, përkthimi nga: Igor Stanojević, redaktimi letrar nga: Ana Marija Grbić dhe poezitë u lexuan nga: Boris Milanović.
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
IMER TOPANICA: TREGIMET E BESËS
Recension për përmbledhjen me tregime të Besa Kalajës
Nga Imer Topanica
Është vështirë ndonjëherë të përcaktosh me saktësi se cilat cilësi tek librat i joshin më shumë masat e lexuesve. Por ka një konsensus të përhapur gjithandej kur bëhet fjalë për letërsinë: ajo ka më pak të tillë! Për këtë është i ndërgjegjshëm autori, shkrimtari, poeti…
Letërsia e post-independencës në Kosovë, që e kultivojnë autorët e brezave të vonë, është përballur me vështirësi të atilla, sa, pothuajse, nuk ka arritur ta krijojë kontaktin me lexuesit e tanishëm. Duke qenë të paktë edhe ashtu në numër, ky fakt, është shqetësues. Por ana e mirë e kësaj historie është se, ndër këta breza autorësh, gjen vepra me varietete stilesh, zhanresh e vlerash, për të cilat ia vlen të humbësh kohë. Emrin e Besa Kalajës, mund ta rendisim, pa asnjë hezitim, në listën e këtyre autorëve. Përmbledhja me tregime, ende në dorëshkrim, justifikon tërë këtë që po e themi.
Në këtë përmbledhje lexuesi mund të hasë në tregime të shkurtra, mjaft të shkurtra, që pluskojnë ndërmjet prozës poetike. Kjo, në kuptimin e zhanrit, dhe tregimit të njëmendët. Kur jemi te kjo kategori, nëse veç duam të zhytemi në spekulime teorike, përkatësisht interpretim, tema që trajtojnë, komplikon statusin e…
Shkrimin plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult