25-vjetori i Çlirimit të Prishtinës/ Gala Koncert më 3 qershor- ja kush performon

Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, me datë 3 qershor duke filluar nga ora 20:00 do të mbahet një Gala Koncert në kryeqytet.

Kështu ka njoftuar i pari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetet sociale derisa ka treguar edhe emrat e këngëtarëve të njohur të cilët do të performojnë në këtë koncert.

“Kanga jonë, Për ty Prishtinë” – Gala Koncert më 3 qershor në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet. Festojmë të gjithë së bashku 25-vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore, ka njoftuar Rama.

Më poshtë e gjeni postimin dhe ata që të performojnë.



ObserverKult


Foto ilustrim

Lexo edhe:

FILARMONIA E KOSOVËS KONCERTIN E RADHËS E MBAN MË 27 PRILL NË PRISHTINË

Në kuadër të programit ‘Filarmonia në lëvizje’, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës me datë 6 prill mbajti koncert në Gjakovë.

Në hapje të këtij koncerti publiku pati mundësinë të dëgjojë uverturën e operës ‘Cosi fan tutte’ nga W.A.Mozart për të vazhduar me ‘Odelette’ për flaut dhe orkestër nga C. Saint-Saëns me soliste Zanë Abazin.  

Pjesa e dytë e koncertit solli një prej kryeveprave të repertorit romantik Simfoninë Nr. 4 të Robert Schumannit nën dirigjimin e Pëllumb Vulës.

Përndryshe Filarmonia e Kosovës ka njoftuar se koncerti i radhës do të jetë me datë 27 prill 2024, nën drejtimin e Dario Salvit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FILARMONIA E KOSOVËS ME KONCERT MADHËSHTOR ME RASTIN E 16-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari me pjesëmarrjen e solistëve Krenare Gashi  – soprano, Arta Jashari – soprano dhe Anton Çivlaku – lahutë kanë nisur përgatitjet për koncertin madhështor i cili do të mbahet më 17 shkurt me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kështu është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult