30 vitet e “Mr.Bean”, publikohen fotot e skeçeve të para të Rowan Atkinson

30 vjet më parë ai u fut në ekranet tona dhe që nga ajo kohë personazhi gjenial komik i Rowan Atkinson, Mr. Bean është një nga figurat më të dashura në të gjithë botën.

Shfaqjet dhe filmat e Mr. Bean nisën të shiheshin atëherë në më shumë se 200 vende, duke e bërë atë një nga eksportet më të suksesshme britanike ndonjëherë, transmeton ‘a2news.com’.

Së fundmi, disa fotografi të reja janë shfaqur për herë të parë që tregojnë daljet më të hershme të krijimit më të famshëm të Atkinson, të cilin ai e ka përshkruar si ‘një fëmijë në trupin e një burri të rritur’.