Shtëpia Botuese “Buzuku” sot mbush 30 vjet.
Para një viti kjo shtëpi botuese kishte shpallur konkurs për roman me motivacionin e 30-vjetorit, ndërsa sot botuesi Abdullah Zeneli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook bëri të ditur emrat që kanë konkurruar:
Në vazhdim gjeni postimin e plotë:
Sot Buzuku mbush 30 vjet!
Asnjë përvjetor nuk është shënuar deri më sot. As ky hë për hë, derisa gjendja të kthehet në normalitet.
Por përvjetorët në vend të ceremonive janë shënohet me punë, prezantime panaireve kombëtare e ndërkombëtare, pikave të shitjes (tri tashmë të Buzukut) por edhe me vizion, me plane konkrete. Si konkursi për roman që qe shpallur ditën e sotme, para një viti, me motivacion me rastin e 30-vjetorit, me këto çmime:
Çmimi i parë: 5.000 (pesë mijë) euro
Çmimi i dytë: 3.000 (tre mijë) euro
Çmimi i tretë 2.000 (dy mijë) euro
Kushtet e konkurrimit:
– Romanet duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe.
– Tema e lirë.
– Të pabotuar (as fragmentarisht).
– Një autor mund të konkurrojë me më shumë se një roman.
– Dorëshkrimet dorëzohen në formë elektronike, të radhitur me tipin e shkronjave Times new roman 12 pikë, formati a4.
Dorëshkrimet të dërgohen në adresën e botuesit: konkursi@buzuku.eu
Afati i fundit i dorëzimit të dorëshkrimeve: 31 mars 2020. Qe shtyrë për shkak të pandemisë mars-qershor. U pamundësua mbajtja e panirit të Parisit (mars), Fier (maj), Prishtinë (qershor). Ka të ngjarë të mos mbahen as Frankfurti (tetor) e Tirana (nëntor). Sidoqoftë jeta letrare vazhdon.
Në konkurs kanë arritur 22 romane me këtë renditje alfabetike:
Alma Sinan Feruni, FRYMËMARRJE JETE
Besnik Mustafaj, CONARIUM
Biser Mehmeti, LULJA E HIDHUR
Biser Mehmeti, TË JETOSH ME VDEKJEN
Fation Çullhaj, AJANI DHE SIBORA DRITË NË MES TË ERRËSIRËS
Fatos Hajraj, KËNGA E ZOGUT
Jetlira B. Avdiaj, BIJA E ANTARKTIDËS
Mërgim Pllana, E PURPURTA ANË
Murat Aliaj, FIGURINAT
Namik Dokle, KOLERË NË KOHË TË DASHURISË
Namik Omeri, ZONJA E VETMUAR
Nexhat Çoçaj, TË GJALLË E TË VDEKUR NË NJË VARR
Riza Greiçevci, GJAHU I SHTRIGAVE
Roland Gjoza, NAOMI
Stiven Domi, AUTOBUSI I BARDHË
Shkelzen Marevci, TERROR E DASHURI
Shqiponja Axhami Trota, FUNDI I USKANËS
Vedat Sulimani – NATA E TMERRSHME E BEQARISË
Viktor Canosinaj, HIJA E MBRETIT
Vladimir Shyti, NDËSHKIMI
Vladimir Shyti, VIGANËT
Zyba Hysa, FATI I PAFAT
Redaksia së bashku me jurinë do të vlerësojë më se objektivisht secilin dorëshkrim.
Objektivat duhet të realizohen edhe në kohë krizash e pandemish.
Suksese autorëve që i besuan Buzukut!
Gëzuar së bashku një përvjetor të çmuar të editorisë letrare!/ ObserverKult