Dervish Shaqa ishte rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare.
Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, dhe vdiq më 11 prill 1985.
Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve”. Që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.
Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame borë e gjetëm dimën…”.
Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit. Ai u këndoi edhe figurave kombëtare, patriotëve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut…/(zeri)