Revista “Shêjzat” në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës sot (13 mars 2024) organizon në Prishtinë, pranë ambienteve të FIN nji ditë studimi me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Gjovalin Gjadrit.
Ndërsa sesioni I i kushtohet aktivitetit profesional të inxhinier Gjadrit, sesioni II mbasditor (ora 13:30-15:30) do t’i kushtojë vemendje aktivitetit të tij letrar.
Në këtë kuadër do të mbahen kumtesat e mëposhtme:
𝐀𝐫𝐝𝐢𝐚𝐧 𝐍𝐝𝐫𝐞𝐜𝐚
“𝐵2” 𝑑𝑟𝑎𝑚𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑛 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑒 𝐺𝑗𝑜𝑣𝑎𝑙𝑖𝑛 𝐺𝑗𝑎𝑑𝑟𝑖𝑡.
𝐀𝐥𝐛𝐮𝐥𝐞𝐧𝐚 𝐁𝐥𝐚𝐤𝐚𝐣
𝑃𝑒𝑠ℎ𝑎 𝑒 𝑔𝑗𝑢ℎ𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑒̈𝑠 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑟𝑖𝑗𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝐺𝑗𝑜𝑣𝑎𝑙𝑖𝑛 𝐺𝑗𝑎𝑑𝑟𝑖𝑡.
𝐉𝐨𝐯𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐨
𝐺𝑗𝑜𝑣𝑎𝑙𝑖𝑛 𝐺𝑗𝑎𝑑𝑟𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑜ℎ𝑠ℎ𝑚𝑗𝑎 “𝐷𝑖𝑎𝑙𝑒𝑟𝑖𝑎” 𝑒 𝑉𝑗𝑒𝑛𝑒̈𝑠.
𝐍𝐝𝐮𝐞 𝐔𝐤𝐚𝐣
“𝐿𝑒𝑡𝑟𝑎 𝑔𝑟𝑢𝑒𝑠 𝑠𝑒𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑑𝑒𝑘𝑢𝑛” 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑜𝑛𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡 𝑙𝑒𝑡𝑟𝑎𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑑𝑎𝑠ℎ𝑢𝑛𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑑ℎ𝑖𝑚𝑏𝑗𝑒𝑛.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHUKRIJE GASHI: OH, SA SHUMË DHEMB MUNGESA JOTE, NANË…
Asht ditë e plogësht vere
kohë me murtajë e pa qejf
në mërzi bjerr minutat zezona e hallit gri
një orë pa akrepa hutia
kollë e thatë tinzare ha jetët frika
nga pikëllimi xixa lodhje lëshojnë sytë
veshur jam deri n’ maje thembrash
me vetminë e mallit pa ty Nanë
hija dhe ankthi im i dyzuar n’çdo stinë
e di që je këtu më shumë se dje e kurrë
sot ta ndjej praninë kudo
në rrënqethje flokësh çthurë mërzinë
ke zënë fillin n’ çdo fije veç e veç
erës nanore n’gushë
ohhh sa shumë dhembë
mungesa jote
aq e fortë e afërt guldisja
a trishti tkurrjes time n’ lëkurë
malli për sytë e tu i fortë si etja
për një pikë ujë rrugëtimit përcëllues
në Saharë Mileniumit të tretë
sa i largët nga unë përqafimi yt
Në kodrën e Arbnisë ka kohë
që nuk u ngjita si dikur me qejf e nge
t’ flas me ty për orët që t’i mora hua
asht kohë e keqe nanushe
jeta peshohet me numra hijesh
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult