Nerimane Kamberi dekorohet me Urdhrin e Palmave Akademike

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel ka dekoruar dhe znj. Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike.

Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Kamberi, gjatë gjithë karrierës së saj profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.

” Urime zonjës Nerimane Kamberi, e cila u dekorua dje me Urdhërin e Palmave akademike nga ambasadorja e Francës, znj Marie-Christine Butel. Një ceremoni e bukur u organizua me ketë rast për të nderuar kontributin e saj të jashtëzakonshëm në përhapjen e kulturës dhe gjuhës frenge në Kosovë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës.

Nerimane Kamberi është ligjëruese e Qytetërimit, Gjuhës dhe Letërsisë franceze dhe Frankofone në Universitetin e Prishtinës.

Ajo merret edhe me përkthime dhe bashkëpunon me mediat ndërkombëtare duke kontribuar me artikuj e reportazhe në frëngjisht./ ObserverKult